Kategoria e tretë në Angli voton që sezoni të anulohet, s’ka para për testet!

Solidariteti në kohën që po jetojmë është një fjalë shpesh e huaj. Sidomos kur je në vende të tilla si Britania e Madhe apo SHBA (flasim për Perëndimin), ku në mjaft raste parimi është “nëse dështon, fajin e ke vetë, dhe nuk vlen të të ndihmojnë”. Kjo, edhe për biznesin privat, edhe për suksesin në jetë, po ashtu edhe në sport. Së fundi, futbolli famëmadh anglez ka shembullin e klubeve të kategorisë së tretë (Liga 2), që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën prej 140 000 paundësh stërlina (secili), për të bërë kontrollet për koronavirusin, siç i kërkon protokolli sanitar.

Këta klube kanë votuar, siç njoftojnë mediat, që sezoni të përfundojë, pra të mos luhet, ndërsa mund të zhvillohet plej ofi. Po ashtu, klubet nuk do të përballonin dot nëse do të dilnin jashtë skemës së ndihmës financiare nga qeveria britanike. Për momentin, ata janë të përfshirë, por do të përjashtoheshin sapo kampionati të rifillonte. Votimi i tyre duhet të miratohet nga Liga e Futbollit (që përfshin kategoritë nga e dyta deri tek e katërta), si dhe nga Federata Angleze e Futbollit (FA).

Sfidanti.al