Karton i verdhë për gjyqtarin, lojtari “hakmerret” për faullin

Dikur e bënte Pol Gaskoini, anglezi humorist ndërsa luante për Gllazgou Rejnxhërsin. Këtë fund prilli e bëri Navaron For, lojtar krahu i Viteshes në elitën e futbollit holandez. Ishte minuta e 60-të kur For pësoi një faull nga ai prej të cilit nuk e priste aspak, nga gjyqtari i ndeshjes ndaj Tventes, Johem Kamphuis.

Ky i fundit u përplas me Forin dhe pastaj shkoi e u rrëzua vetë, veçse futbollisti reagoi me humor duke i marrë kartonin e verdhë e duke ia treguar gjyqtarit. Pasoi një e qeshur nga të gjithë ata që ishin aty pranë, dhe me siguri edhe nga tifozët në stadium, ndërsa Kamphuis e mori në mënyrë sportive veprimin e Forit, duke e vlerësuar për shakanë. Krejt ndryshe nga arbitri që përjashtoi Pol Gaskoinin (në foto).

Sfidanti.al