Kafelnikov: Federeri si bankë zvicerane, kurse Nadali e Gjokoviçi të mërzitshëm!

Ish-tenisti më i mirë në botë Jevgenij Kafelnikov nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale në “sportin e bardhë”. Novak Gjokoviçi, Rafael Nadali dhe Rozhe Federeri zunë tre vendet e para në listën e më të mirë të ATP-së (Shoqata e Tenisit Profesionist).
“Federeri është bërë i mërzitshëm. Nuk ka ndonjë gjë interesante lidhur me të. Ai është bërë si bankë zvicerane. Po ashtu, edhe Nadali dhe Gjokoviçi janë bërë të mërzitshëm”, thotë ish-tenisti legjendar rus, duke mos lënë pa kritikuar edhe bashkëpatrioten e tij, Maria Sharapova.
“Babai im i ka shkruar letër babait të saj. Për babanë tim ajo letër ishte e rëndësishme që ta dërgonte dhe që atë ta lexonte edhe vetë Maria, pasi atje ai i jepte asaj disa këshilla, kurse ajo as nuk mori mundimin që ta lexonte atë letër. Unë jam përpjekur ta ndihmoi atë (Marian) dhe e kam stërvitur atë para se ajo të shkonte në Amerikë. Tani ne të gjithe e dimë se ajo nuk është ruse”, thotë Kafelnikovi.
Sfidanti.al