Januzaj largohet nga “Old Trafordi”, falënderon vetëm disa trajnerë!

Adnan Januzaj u largua nga Mançester Junajtidi, për t’u shpërngulur per të Real Sosiedati që pagoi për të shtatë milionë euro plus katër milionë si bonuse. Kryesia e Junajtidit i dërgoi këtij futbollisti 22-vjeçar mesazhin e qartë se për të nuk ka vend te ky ekip, duke pasur parasysh numrin e madh të yjeve që luajnë, tani, në “Old Traford”, kështu që ai do ta kërkojë fatin, tani, në Primerën spanjolle, konkretisht, te Reali i Sosiedadit, me të cilin ai u angazhua që të bashkëpunojë deri më 2022. Në kohën e sotme, çdo futbollist, kur largohet nga një klub, është bërë zakon që t’ia shprehë mirënjohjen atij përmes rrjeteve sociale. Edhe Januzaj bëri të njëjtën gjë, por me ndryshimin se ai nuk u shprehu mirënjohjen të gjithëve, por vetëm disa trajnerëve e specialistëve, më konkretisht, vetëm atyre, me të cilët ai ka bashkëpunuar:

“Kam pasur momente të mrekullueshëm këtu. Dua që të falënderoj lojtarët e tjerë, pasi për mua ishte kënaqësi që të bashkëpunoja me ta. Falendëroj edhe disa trajnerë të klubit që më kushtuan mua kohë e vëmendje. Nuk do t’i harroj të gjithë ata që më bën të ndjehem si në shtëpinë time”, shkroi Januzaj në profilin e tij në Instragram.

Sfidanti.al