Izraeli mbërrin në Rinas, në fshehtësi dhe nën siguri ekstreme!

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur papritur në sekret të plotë në Rinas. Delegacioni izraelit udhëtoi në fshehtësi dhe zbriti nën masa të forta sigurie në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për t’u vendosur më pas në një hotel në kryeqytet. Përveç 15 agjentëve izraelitë të siguritë, që ishin në avion, në mjediset e Aeroportit kishte me dhjetëra forca policie shqiptare, të pajisur edhe me shumë qen anti-eksploziv.
Futbollistët e Izraelit nuk do të lejohen të dalin nga hoteli, pasi të vendosen aty, si mënyrë për t’i ruajtur nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist. Pritej që Izraeli të vinte një ditë para ndeshjes së të shtunës, por duket se kjo u bë për të ulur rrezikun, ndërsa as Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk dha asnjë informacion lidhur me këtë. Për shkak të frikës nga sulmet terroriste, u bë zhvendosja e takimit të Botërorit ndaj Shkodra në Elbasan, ku siguria duket më e madhe, dhe ku përballja do të zhvillohet po ashtu nën masa të skajshme të sigurisë.