Interi “sulm” për Tonalin, pastaj vjen ofensiva për Kumbullën!

Kush ka thënë se e kanë harruar? Antonio Konte dhe Bepe Marota i kanë shënimet në blloqet e tyre, dhe besojnë se tani po i vjen radha “ofensivës” për Marash Kumbullën. Pas marrjes së lojtarit të krahut të djathtë, Ashraf Hakimi, nga Dortmundi, apo saktësisht nga Reali të cilit iu paguan 45 milionë euro, vjen radha për afrimet e tjera.

Kumbulla vlerësohet gjithnjë si pjesë e projektit, pavarësisht përpjekjeve të Lacios, që për momentin duket më parë mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë. Lajmet janë që përfaqësuesit e 20-vjeçarit janë takuar me drejtuesin e lartë të Interit, Auzilio, takim që ka ndodhur në Milano, siç shkruan “La Gazeta delo Sport”.

Lacio ka ofruar 18 milionë euro në dorë, si dhe dy lojtarë në këmbim të Kumbullës, ndërsa klubi i Veronës ende nuk është bindur. Interi beson se mund të konkurrojnë financiarisht me kryeqytetasit, pavarësisht ndikimit të Igli Tares.

Gjithsesi, objektivi më i madh i milanezëve është Sandro Tonali. Mediat italiane shkruajnë se zikaltërit janë shumë pranë mesfushorit të Breshës, edhe pse Juventusi nuk ndahet. Sonte, Interi i Kontes do të jetë përballë Breshës në “San Siro” dhe tifozët besojnë që ky do të jetë viti i fundit si kundërshtarë, pasi sezonin e ardhshëm Tonali mund të veshë fanelën e famshme.

Sfidanti.al