Interi fiton duelin me Ikardin, humb me Kaljarin, Champions në rrezik

“Ah problemi paska qenë Ikardi”, ishte ironia e tifozëve zikaltër pasi skuadra e tyre doli nga fusha e mundur në stadiumin e Kaljarit. Disfata 1-2 bëri që zona Champions të rrezikohet seriozisht, pasi Milani dhe Roma janë shumë pranë për të përfituar nga çdo hap i gabuar i Interit.  Lautaro Martinez ishte sërish në krye të detyrës, pasi sulmuesi i ri shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1, por mbrojtja u duk tepër larg nga ajo që ka qenë pak kohë më parë. Çepiteli dhe Pavoleti shënuan për sardët, ndërsa Nikolo Barela humbi penallti në sekondat e fundit.

“Nuk dua të hyj në diskutimin për Ikardin, – u shpreh trajneri Spaleti pas ndeshjes së Serisë A, – ai duhet të përgjigjet në fushë, të jetë i zoti aty”. Shënuesi i golit, Lautator Martinez, sulmoi ish-kapitenin duke thënë se “duhet të zgjidhë problemet me atë që e menaxhon (Uandën, domethënë)”. “Golat” në portën e Ikardit nuk kanë vlerë, sidoqoftë, në Serinë A, ku Interi po zbehet gjithnjë e më shumë. Zikaltërit kanë 47 pikë, ndaj 45 të Milanit e 44 të Romës, që kanë një ndeshje më pak.

Sfidanti.al