IFAB ndryshon rregullat e futbollit; ja të rejat e sezonit të ardhdhëm

Kur të rikthehen aktivitetet futbollistike, kur situata të kthehet në normalitet kur emergjenca coronavirus të jetë shuar, futbolli do të jetë me rregulla të modifikuara që u kryen nga IFAB(International Football Association Board), institucioni që përcakton rregulloret e këtij sporti dhe që qeverisin në të gjithë botën

E përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ publikoi një përmbledhje të përfundimeve të arritura nga IFAB në mbledhjen e 29 shkurtit në Irlandën e Veriut ku përfshihen edhe modifikimet që do të hyjnë në fuqi në sezonin 2020/21.

IFAB kishte bërë te ditur se këto modifikime janë të detyrueshme në të gjitha kompeticioner dhe ndeshjeve që do të luhen nga 1 qershori, por duke parë se kampionatet janë pezulluar për shkak të coronavirusit, Federatat kanë 2 opsione; të mbyllin ligat aktuale duke aplikuar rregullat e sezonit 2019/2020 ose të aplikojnë rregullat e reja të sezonit 2020/21.

Një nga modifikimet kryesore është thirrja e shpeshtë e arbitrave pranë monitorit të sistemit VAR për të kontrolluar  të gjitha aksionet e diskutueshme, megjithatë audio e bisedave me arbitrat e tjerë ende nuk do të lejohen të bëhen publike.

Ja disa prej modifikimeve:

Faullat për prekje me dorë

– Në rast se sulmuesi e prek topin me dorë aksidentaliht do të penalizohet vetëm nëse aksioni përfundon me gol ose në një rast se ai favorizohet në një aksion të tij  apo të skuadrës

– Për të përcaktuar qartë faullin e prekjes së topit me dorë, si limit I krhit është pika më e ulët e sqetullës

Gjuajtja e Penalltive

– Nëse portieri thyen rregullat, por topi nuk hyn në portë ose përplaset në shtyllë apo tramversë, gjuajtja nuk do të përsëritet sic ka ndodhur deri tani,përvec rastit kur kjo thyerje rregulli ka ndikuar qartë te ekzekutuesi I penalltisë

– Nëse portieri sanksionohet dhe gjuajtja e penalltisë përsëritet, portieri do të paralajmërohet për një thyerje të mëparshme(gjatë lojës apo në penallti)dhe do të ndëshkohet me karton të verdhë në një rast tjetër të thyerjes së rregullit

– Kartonat e verdhë të dhëna gjatë ndeshjes (përfshi edhe kohën shtesë)nuk do të merren në konsideratë gjatë serisë së gjuajtjes së 11 metërshave. Nëse një lojtar do të marrë dy të verdhë, një gjatë ndeshjes e një  gjatë penalltive në raportin e arbitrit do të regjistrohen si thjesht 2 karton të verdhë dhe jo një I kuq

-Në rast se si portieti ashtu edhe gjuajtësi I penalltisë thyejnë rregullin do të penalizohet pikërisht ekzekutuesi I 11 metërshit.

Sfidanti.al