Ibra, po të përgatisin “azilin”, tek porta është Kejn

Mediat britanike raportuan se negociatat për rinovimin e kontratës mes Harry Kejn dhe Tottenham kanë ngecur. Kjo ka alarmuar Manchester Cityn e Manchester Unitedin, që interesohen për lojtarin tash e një kohë të gjatë.

Tani, ish-mesfushori i And Parlour, beson se “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një 9 për të zëvendësuar veteranin, Zlatan Ibrahimovic, dhe, sipas tij, Kane është i duhuri.

“Jam i sigurt se Manchester United do ta kërkojë atë”, tha ai për “TalkSPORT”.

“Ata janë duke u menduar, OK, kemi Ibrahimovicin në këtë moment, por ai është drejt fundit të karrierës dhe kemi nevojë për një sulmues të ri”, shtoi më tej ish-lojtari i Arsenal. /Express/