Humbja e PSG-së njolloset edhe me 5 të kuq, një derbi që ishte harruar!

Akuzat për racizëm nuk munguan dhe ato i bëri Nejmari, ndërsa pas duelit të egër në “Park dë Prensis” mes Paris SG e Olimpikut të Marsejës, u ngritën nja dy pikëpyetjeje. Së pari, mos vallë epoka e dominimit të parizienëve në futbollin francez ka marrë fund, dhe së dyti a do të kenë motiv superyje të tillë si Nejmar apo Mbape të vazhdojnë të japin maksimumin për fanelën? Nejmar ishte në fushë dhe u nxorr me karton të kuq në minutat shtesë të Derbit të Francës, ndërsa Mbape ende nuk është kthyer nga karantina e koronavirusit, veçse i ka bërë me dije klubit se dëshiron të largohet vitin që vjen. Një kontrast i madh me fundin e sezonit të kaluar, kur skuadra e trajnerit Tomas Tuhel shkëlqeu në Champions duke qenë fare pranë fitores së trofeut, që e humbi minimalisht në finalen me Bajernin. Përsa i përket derbit PSG-OM, kampionët pësuan humbjen e dytë radhazi, në dy ndeshje deri tani në Ligën e Parë, për shkak të mungesave (është larguar edhe Tiago Silva), e për shkak të nervave. Pesë lojtarë dolën me të kuq, nga të cilët tre vendas si Nejmar, Paredes e Kurzaua, dhe dy miq si Benedeto e Amavi. Kjo ndodhi në vetëm 180 sekonda!

Sfidanti.al