Henes: E dini se pse rritet çmimi i naftës? Për shkak të Guardiolës!

Presidenti i Bajnerit të Mynihut, Uli Henes, i bëri për të qeshur analistët financiarë dhe të bursës, kur zbuloi se përse rritet herë pas here çmimi i naftës në botë. Arsyeja është trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola!
Ky trajner spanjoll që ka drejtur edhe Bajernin, pasi dominoi plot katër vite me Barcelonën në Evropë, tani është timonier i Mançester Sitit dhe dihet se ai prish para të mëdha, kur do të blejë futbollistë të rinj. Sigurisht që meritën kryesore në këto blerje nuk e ka Guardiola, por sheiku Mansur, pronari i Sititit që, në fakt, është gati të plotësojë çdo dëshirë të Pepit.
Fakti se sheiku Mansur vjen nga një vend që është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, është i mjaftueshëm që Henesi të nxjerrë konkluzionin se, sapo sheiku në fjalë plotëson një dëshirë të shtrenjtë të Guardiolës, të nesermen ka rritje të çmimit të naftës në botë:
“Miku i im i dashur, Pep, ma shpjegoi mua se çfarë ndodh, nëse ai do të blejë një futbollist që kushton më shumë se 100 milionë euro. Fillimisht, ai mbledh materialin e nevojshëm për futbollistin përkatës dhe më pas shkon te sheiku Mansur, me të cilin ha drekë. Mbasi sheiku sheh materialin që i ka sjell Guardiola, ai menjëherë transferon paratë e nevojshme, por ai nuk e ndjen humbjen e parave, madje del edhe me qar, sepse që të nesërmen ai jep urdhër që çmimi i naftës të rritet pak, por që i sjell atij fitime të hatashme”, deklaroi Uli Henesi, duke qeshur.
Sfidanti.al