Hazar-De Gea, Reali ka sulmin për të “vjedhur” Premier Ligën!

Premier Liga e Anglisë është kampionati më i ndjekur në botë. Është edhe liga me të ardhurat më të mëdha, me rroga të jashtëzakonshme, dhe po ashtu një publik të mrekullueshëm që ndoshta e kalon vetëm ai i Bundesligës gjermane. Gjithsesi, kur vjen puna për klube të veçantë sot, duhet të shkoni në Spanjë, ku “mbretëron” sidomos Reali, që po përgatit një “sulm” ndaj Premier Ligës.

Trajneri i Çelsit, Antonio Konte, nuk pranoi të jepte garanci për të ardhmen e mesfushorit sulmues, Eden Hazar, i cili ndodhet në shënjestrën e Madridit. “Ne duam të forcojmë skuadrën, – tha Konte, – por, në futboll ekziston edhe vullneti i lojtarit. Mund të them se Edeni është i lumtur tek ne, këtë e them pa mëdyshje, por nuk mund të bëj parashikime”. Hazar nuk po sillet në mënyrë agresive, për ta detyruar Çelsin që ta transferojë, veçse Reali është emër i madh, dhe do të paguante më shumë se 100 milionë euro për kartonin e tij.

Rreth 70 milionë euro të tjera, presidenti Florentino Perez pritet t’i paguajë për David De Gean, portierin tashmë titullar të Spanjës dhe që luan tek Mançester Junajtid. Flitet se edhe Murinjo është dorëzuar, ndërsa besohet se kjo do të jetë një verë blerjesh të mëdha, sipas traditës së zakonshme të Realit.

Sfidanti.alde gea reali