Guxoi të japë penallti kundër Barcelonës,  pezullohet “guximtari”  Lahos!

Komisioni i gjyqtarëve të federatës spanjolle vendosi që ta pezullojë, për një kohë të pacaktuar, gjyqtarin Lahos që, të enjten e kaluar, gjykoi ndeshjen Las Palmas-Barcelona (1-1). Sikurse bën të ditur media spanjolle, në komisionin e lartpërmendur të gjyqtarëve, me në krye gjyqtarin e njohur, Eduardo Ituralde Gonzales, u bë ekspertiza e ndeshjes në fjalë që tregoi se Lahosi, me tre gabimet e tij, e kishte dëmtuar rëndë Barcelonën.

Lahosi nuk i tregoi kartonin e kuq portierit të Las Palmasit që, në fund të pjesës së parë, luajti me dorë jashtë 16-tshes. I gabuar ishte edhe vendimi për penalltinë në favor të Las Palmasit në min. e 48-të, ndërkohë që ekspertiza tregoi se Galvezit, për ndërhyrjen e rëndë kundër Mesit, duhej t’i tregohej kartoni i kuq dhe jo ai i verdhë që nxori Lahosi.

Sfidanti.al