Grezda ia hedh mirë pas “boksimit”, dënohet vetëm 4 ndeshje!

Komisioni i Disiplinës në Federatën Kroate të Futbollit “vuri dorën në zemër”, duke i dhënë një dënim jo shumë të rëndë futbollistit shqiptar, Eros Grezda. Ky i fundit u filmua nga kamerat në parkingun e stadiumit, duke goditur me grusht një lojtar kundërshtar, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë. Grezda iu afrua lojtarit të Rijekës, Antonijo Mirko Çolak, duke pasur një debat me të, dhe pastaj e goditi, ndërsa sherri u ndërpre nga ndërhyrja e lojtarëve të tjerë.

Grezda u shpreh më pas se ishte detyruar të reagonte pasi ishte ofenduar në mënyrë raciste, lidhur me kombësinë. Ngjarja ishte e filmuar dhe lehtësisht e dokumentueshme, ndërsa ekzistonte frika që shqiptari i Osijekut mund të dënohej më rëndë. Ndëshkimi vlen për ndeshje kupe dhe kampionati. Osijeku u mund 2-3 nga Rijeka, ndonëse ishte 2-0 në epërsi, ndërsa akuzoi arbitrin se favorizoi ekipin rival.

Sfidanti.al