Goli i Murinjos nuk ishte në  fushë, por tek veshët e Kontes

Konte e kishte mbushur kupën me Murinjon dhe pa e bërë baltë me gola.. Ajo që kishte thënë italiani , se futbolliostët e tij ishin akoma të traumatizuar nga koha e Murinjos dhe kjo ishte shfaqur edhe në ndeshjet që drejtonte ai, kishte ndezur gjakërat. Në një humbje me 4 gola, ku Pogba dhe Ibrahimoviç vetëm  lëshonin hije në fushë, Murinjo zgjodhi një mënyrë  karaketristike për të bërë “golin”e  nderit. Disa fjalë në veshët e Kontes, të cilat italiani nuk i kishte dëgjuar në Itali, por duhet t’i mësonte në Premier: “ Kur shënon golin e parë, është normale të festosh, por kur këtë  e bën edhe në rezultatin 4-0, atëhere ky është poshtërim”.

Futbolli është i ndryshëm dhe Konte mund të ketë bërë gjeste “alla italiane” në këtë sfidë shpaguese për trajnerin,  veçse Murinjo duket se ka marrë një përgjigje të hidhur nga “yjet” e tij pasi kishte bërë kërcënimin: “ Tek ne askush nuk është i pazëvëndësueshëm”.   Këtë herë, nuk u pa as prekja magjike e Pogbasë, as finesa sulmuese e Ibrës, por ndeshja u dominua nga një këngë e tifozëve te “djajve”, teksti i së cilës do ta ketë lënë pa gjumë portugezin: “ Ti nuk je më trajneri special”