Gazetari injoron motrën e Mesit: Me femrat nuk flas për futboll

Martin Liberman është një nga gazetarët më të njohur në Argjentinë, por për momentin më i urryeri nga fansët e Leo Mesit. Komenti i tij seksist drejtuar Maria Sol, motrës së yllit të Barcelonës ka ndezur rrjetet sociale, ku nuk mungojnë mesazhet fyese në drejtim të gazetarit.

Fillimisht ka qenë Maria Sol që ka ndezur debatet, pasi gjatë ndeshjes Argjentinë – Kolumbi, ka ftuar gazetarin të ndiqte nëpërmjet televizionit performancën e vëllait të saj (një supergol dhe dy asiste): “Për Liberman, nëse e sheh në Tv”. E menjëhershme përgjigjia e moderatorit: “Maria Sol, të dërgoj një të puthur. Unë me femrat, nuk flas as për futboll dhe për asgjë tjetër”. Kaq ka mjaftuar që tifozët e “pleshtit” të shpërthejnë.