Gaboi penalltinë, Pogba kërcënohet me vdekje, Man.Junajtid e mbron

Pol Pogba ishte protagonisti i ndeshjes të së hënës mes Mancester Junajtid dhe Ulvërhamptonit e mbyllur me barazimin 1-1. Mesfushori francez gaboi penalltinë e akorduar në favor të Djajve të Kuq duke bërë që në drejtim të tij në rrjetet sociale të vijnë fyerje raciste deri në kërcënim me vdekje. Disa prej këtyre komenteve u fshinë dhe profilet e përdoruesve që kërcënuan Pogbanë u bllokuan. Vetë klubi i Mancester Junajtid doli në mbrojtje të futbollistit nëpërmjet një komunikate ku dënoi të gjitha këto komente diskriminuese dhe kërcënuese

‘Mancester Junajtid është i përfshirë në një betejë për barazinë, diversitetin dhe përfshirjen në të gjitha nivelet futbollistike-shkruhet në komunikatën e Mancester Junajtid, ndërkohë që në mbrojtje të Pogba doli edhe Markus Rashford. ‘Kjo duhet të ndalojë-shkruante Rashford-Mancester Junajtid është një familje e madhe dhe Pol është pjesë e saj, nëse sulmoni atë, na sulmoni të gjithëve’.

Nga ana e tij, Herri Meguajër kërkoi ndërhyrjen e atyre që administrojnë rrjetet sociale ndaj atyre përdoruesve të tyre që i shfrytëzojnë ato për të shfaqur urrejtjen. ‘E neveritshme. Rrjetet sociale duhet të bëjnë dicka për këtë problem. Cdo profil të verifikohet nëpërmjet pasaportës/patentës së makinës. Duhet të ndalen të gjithë ata persona patetikë që krijojnë profile për të abuzuar e kërcënuar të tjerët-shkruante Herri Meguajër në profilin e tij.

Por Pogba nuk ishte u vetmi lojtar që u bë viktimë e fyerjeve raciste në Premier League gjatë kësaj jave. Sulmuesi i Celsit, Tami Abraham u ofendua për humbjen e penalltisë në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Liverpulit dhe kjo bëri që Celsi të dënojë të gjithë ata që përcmuan futbollistin e akademisë së Bluve të Londrës.
po kështu e pësoi edhe sulmuesi i Riding, Jakoj Meite, që ashtu sikurse Pogba gaboi në ekzekutimin e tij nga pika e bardhë e penalltisë.

sfidanti.al