Futboll 8 muaj pas tragjedisë, Rushel i Çapakoenses në fushë ndaj Barçës

Ishte vetëm fati që e shpëtoi nga tragjedia që mori jetën e shokëve të tij të skuadrës. Fati ishte i tillë që Alan Rushel do të vazhdojë të luajë futboll, ndërsa ish-bashkëlojtarët e tij prehen në “banesën e fundit”. Mrekullia më e madhe ndodhi nëntorin e kaluar, kur ai mbeti gjallë, ndërsa tani do të ndodhë mrekullia e dytë, më e vogël se e para. Rushel do të zbresë në fushë, 8 muaj pas katastrofës ajrore në Kolumbi, në radhët e skuadrës së tij Çapekoense.

Ekipi brazilian është nderuar (siç i takonte) nga Barcelona e madhe, për të luajtur “Trofeun Gamper” në “Kamp Nou” në 7 gusht. Rushel, siç komentojnë mediat, është kthyer në një simbol të “jetës që mposht vdekjen”, edhe pse jo thjesht me forcën e saj, apo me forcën e mbinatyrshme, por thjesht për shkak të fatit. Çapekoense lëshoi një deklaratë zyrtare ku shkruhej se “Rushel po bën një hap të rëndësishëm në rikuperimin e tij, por edhe për rindërtimin e klubit tonë, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, ndaj Barcelonës është një rast ideal për rikthimin e tij në fushë”.

Sfidanti.al