Frankfurti mund Bajernin, është ekipi i momentit në Bundesligë

Skuadra e madhe vazhdon ta ketë një “cen” dhe duket se ky defekt mund t’i kushtojë shtrenjtë. E kush e mendonte se Bajerni mund ta vinte në diskutim titullin në Bundesligës pas dominimit të madh të 2020-ës? E pra, ky është rasti tani pas humbjes 1-2 në fushën e Ajntrahtit të Frankfurtit që mund të quhet ekipi i momentit i kampionatit. Në 2021 ka fituar 23 pikë ndaj 18 të Bajernit të Hansi Flikut. Kjo e shtunë u mbyll më fitoren 2-1 që e afroi Frankfurtin në 42 pikë ndërsa kampionët kanë 49. Lajpcigu mund t’i rrezikojë shpejt sepse ka 44. Golat u shënuan nga Kamada dhe Junes për vendasit dhe Robert Levandovski në 53’, që ishte edhe rrjeta e 26-këtë këtë sezon në Bundesligë, gjithnjë në ndjekje të rekordit të Gerd Mylerit. Bavarezët vazhdojnë të pësojnë gola të shumtë, dhe duket se ekuilibri është prishur, pasi mbrojtja nuk është aq e sigurt dhe nuk merr të njëjtën mbështetje nga mesfusha.

Sfidanti.al