Forsberg, Sançez, Uillian, Bajerni nuk kursehet këtë verë!

Ndoshta nuk i merr dot të gjithë, por do të provojë të afrojë sa më shumë. Bajerni i Mynihut ka bërë një ofertë të rëndësishme për yllin e Lajpcigut, Emil Forsberg, ndërsa dihet që më parë interesimi për Aleksis Sançezin. Mediat njoftojnë se Karlo Ançeloti e ka kërkuar suedezin e Lajpcigut që shënoi 8 gola dhe shërbeu 19 asistë në 30 ndeshje të Bundesligës këtë sezon. Ai ishte një nga ndihmat më të mëdha që skuadra e Gjermanisë Lindore doli në vend të dytë, por nuk dihet nëse 35 milionë euro do të mjaftojnë. Po kaq ka ofruar edhe Arsenali, ndërsa Lajpcigu besohet se nuk dorëzohet pa marrë 47 milionë euro të paktën.

Bajerni mbetet në gjurmët e Aleksis Sançezit, edhe pse lajmet e fundit flasin për një “ftohte”, duke i hapur më shumë rrugë Mançester Sitit, që gjithashtu e kërkon sulmuesin kilian të Arsenalit. Emri tjetër mjaft i pëlqyer është ai i brazilianit të Çelsit, Uillian. Me kontratë deri në 2020 me blutë, ai mund të kushtojë të paktën 50 milionë euro, por Ançeloti kërkon zëvendësues për Arjen Robenin dhe Frank Riberinë, që të dy nga 34 vjeç.

Sfidanti.al