Football Leaks e Mediapart ‘i janë qepur’ PSG; zbulojnë detaje për blerjen e Nejmarit

Në verën e vitit 2017, Nejmar la Barcelonën për t’u transferuar te Paris Sën Zhermen me klubin francez që pagoi 222 milionë Euro për kartonin e tij, që ishte edhe shifra e klauzolës së zgjidhjes së kontratës së brazilianit dhe klubit katalanas. por sipas dokumentave të zbuluara nga Football Leaks dhe të publikuara nga Mediapart, klubi parizien ka paguar më shumë për të blerë Nejmarin dhe më konkretisht 252 milionë Euro, kjo për faktin se 30 milionë Euro janë paguar në formën komisioneve; 10.7 milionë i janë dhënë babait të Nejmarit, 10.7 milionë iu akorduan Pino Zahavit, agjentit të futbollistitm ndërsa 8.7 milionë u derdhën në arkat e klubit të santosit.

Por Football Leaks zbuloi edhe detaje të tjera që lidhen me kontratën e nënshkruar nga Nejmar me Paris Sën Zhermenin. Sipas dokumentave, paga neto e brazilianit është 30 milionë euro në sezon, nga kjo 25.5 milionë Euro është paga fikse, ndërsa 4.5 milionë Euro janë në formën e bonuseve që nejmar do ta përfitojë nëse plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara nga klubi francez mes të cilave është edhe përshëndetja e tifozëve përpara dhe pas përfundimit të ndeshjes.

sfidanti.al