Fliku i lumtur për Bundesligën, dhe me një këshillë për Lëvin!

Bajerni e mbylli me sukses fazën e parë të Championsit, triumfoi 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës, fitoi 2.7 milionë euro të tjera, ndërsa mund të përqëndrohet në 3 ndeshjet e mbetura të Bundesligës këtë vit. “Një vit i madh 2020 për ne, – thotë trajneri Hansi Flik, – në Champions e mbyllëm mirë, duam ta mbyllim mirë edhe në Bundesligë”. Tekniku bavarez është i lumtur për suksesin gjerman në Ligën e Kampionëve. “U kualifikuam ne, Dortmundi, Lajpcigu dhe Gladbahu, – shprehet ai, – mund të themi se Bundesliga është rritur në cilësi. Kjo shihet edhe në renditje, që është e ngjeshur”. Fliku ka një këshillë për trajnerin e kombëtares, Joakim Lëv, lidhur me lojtarët që nuk merren në ekip (Myler, Boateng, Humels apo të tjerë). “Si trajner i kombëtares duhet të llogarisësh shumë lojtarë gjermanë që ende luajnë, – theksoi ai, – mendoj se është e rëndësishme që të kesh lojtarë me përvojë ndërkombëtare. Kjo do të ishte mirë për kombëtaren”.

Sfidanti.al