Festa e hidhur e golit të 700-të të Lionel Mesit në karrierë!

Për çudi nuk pati ndonjë “fanfarë”, dhe u duk se askush nuk e kishte mendjen që ai arriti një “majë” të statistikave në karrierën e tij. Lionel Mesi e festoi bukur golin e 700-të si futbollist, me një penallti si Panenka, duke i dhënë Barcelonës avantazhin 2-1 ndaj Atletikos së Madridit, por vetmia e tij u ndje po aq sa zbrazëtia e “Kamp Nout”. Në Spanjë më shumë po flasin për titullin që po shkon tek Reali, pas barazimit 2-2 të Barçës, e sidomos për turpërimin që trajneri Kike Setien thuhet se i bëri Antuan Grizmanit, duke e aktivizuar vetëm në minutën e 90-të. Po ashtu, shkruhet se duket se trajneri ka frikë të zëvendësojë Luis Suarezin, që këtë herë u duk dobët. Pra, asgjë nuk shkon mirë te katalanasit, dhe fitorja e Realit mund ta shkëpusë skuadrën e Zidanit në 4 pikë epërsi. Siç thonë në Spanjë, “fitorja e Realit me Betisin do t’i jepte gjysmën e ligës”.

Sfidanti.al