Favoriti Laporta: Barcelona e gënjeu Mesin, por nuk e lejojmë të largohet!

Kandidati kryesor për president është tepër i hapur në synimet e tij, ashtu siç ishte i guximshëm në provokimin që i bëri Realin duke vendosur banerin e fushatës së tij elektorale vetëm 200 metra larg stadiumit “Bernabeu” në Madrid. Ish-presidenti, që ishte truri që krijoi skuadrën  emadhe të Pep Guardiolës, ka pohuar se klubi katalanas ishte fajtor që e gënjeu Lionel Mesin, por premtoi se do ta mbante argjentinasin në “Kamp Nou”.

“Leo u trondit më shumë se nga gjithçka, nga fakti se ata (ish-drejtuesit) e gënjyen, – tha Laporta, – jam me fat që Mesi më ka thënë se “ti nuk më ke gënjyer kurrë, dhe sa herë që ke premtuar, e ke mbajtur fjalën”. Ata (ish-drejtuesit) e bënë Leon përgjegjës për gjithçka që nuk shkonte, ata qendruan pas perdes, dhe Mesi nuk mund ta duronte këtë gjë”. Laporta deklaron se ai e ka mik Guardiolën, por është e pamundur që Pepi ta ketë Mesin tek Mançester Siti, sepse ai premton ta mbajë tek Barcelona kur të zgjidhet president.

Sfidanti.al