Familja Shumaker në krizë, ikin kompanitë që dikur përfitonin miliona

Mikael Shumakerin po e braktisin ish shokët dhe kompanitë që dikur përfitonin prej tij miliona euro. Së fundi e kanë lënë edhe dy kompani të tjera me të cilët kishte kontratë sponzorizimi. “Maquina do Esporte” është e fundit që i ka thënë JO bashkëpunimit me ish-kampionin e shumfuishtë të botës në Formula 1.

“Deutsche Vermongensberatung” është kompania e vetme që po e mbështetë Shumin në përballimin e gjendjen e tij shëndetësore dhe po ashtu, po e përkrahë financiarisht djalin e tij, në karrierën që ka nisur në garat e shpejtësisë.  Raportohet se familja Shumaker ka filluar të futet në krizë financiare, pas shpenzimeve të mëdha që ka patur dhe ka në fazën e shërimit të tij.