Ej Konte, çfarë fjalësh: i lumtur me nervat e Lukakut, Eriksenin s’e lëshojmë!

U detyrua të vuante edhe për një tjetër mbrëmje siç bën prej shumë vitesh. Një trajner e ndjen, por sidomos kur ka natyrën e Antonio Kontes, i cili këtë herë pati edhe kënaqësinë e fitores padyshim të merituar, shqetësimin për fatin e Lukakut pas nervave në qiell të tij, si dhe një vlerësim ndryshe për Kristian Eriksenin. “Një derbi shumë i luftuar dhe i fortë deri në fund, – tha Konte, – meritë mbi të gjitha e lojtarëve që luajtën siç duhet deri në fund. Milani është skuadër e fortë, shumë e mirë, që nuk është kot në krye të kampionatit. Jam i kënaqur dhe mendoj se patëm epërsi edhe kur ishim 11 me 11. Rezultati nuk ishte i drejtë derisa barazuam”. Konte vazhdon të jetë i shqetësuar për ndeshjet kur krijohen raste, por shënohet pak.

Po Lukaku? “Ndeshja i ka këto, sidomos derbi, – tha Konte, – kam qenë vetë lojtar dhe e di. Më vjen mirë që Lukaku bëhet ndonjëherë me nerva. Ibra ka aftësinë të bëhet i keq për shkak se është fitues, por Lukaku po rritet në këtë drejtim. Është i rëndësishëm për ne. Sa për Eriksenin, ai është pjesë e projektit tonë dhe do ta mbajmë fort”.

Sfidanti.al