Dy gola të Mesit, argjentinasi shumë pranë sezonit të CR7-ës!

Kapiteni i Barcelonës këtë edicion sikur ishte hequr nga lista për shkak të krisjes së madhe të raportit me Barcelonën, problemeve psikologjike dhe atyre fizike. Gjithsesi, ku jemi pranë fundit të muajit shkurt, Lionel Mesi ka arritur në 18 gola në La Liga dhe në 23 rrjeta në sezon, pasi realizoi dy herë në “Kamp Nou” ndaj Elçes. Kjo do të thotë se argjentinasi është në të njëjtën kuotë si Kristiano Ronaldo në Serinë A, duke qenë të dy shënuesit më të mirë të kampionateve të tyre. Në total, portugezi 25 gola në 28 ndeshje në sezon, ndërsa numri 10 katalanas ka 23 gola në 31 ndeshje. Duhet thënë se argjentinasi është afruar shumë me Kristianon për golat e shënuar me klubet, duke pasur 657 ndaj 663 që ka CR7. Diferecën, Ronaldo e bën me kombëtaren pasi ka realizuar 102 rrjeta ndaj 71 të Mesit. Pas fitores me Elçen, ndërkaq, Barcelona ka 50 pikë në 24 ndeshje, ndaj 52 pikëve të Realit po në 24, ndërsa Atletiko ka 55 pikë me një ndeshje më pak të luajtur.

Sfidanti.al