Drejtuesit e Barcelonës janë si “të vdekurit që ecin”!

Vetëm një gabim ka shtypi tabloid ku karakterizon krizën në “Kamp Nou”. Sipas tyre, presidenti Bartomeu dhe drejtues të tjerë janë kthyer në “të vdekur që ecin” për shkak të konfliktit me Lionel Mesin. Edhe “Marka” e Madridit titulloi se “Barça po bën që Mesit t’i sosë durimi”. Ata kanë të drejtë që në klubin katalanas ka një krizë të rëndë, një luftë të vërtetë civile, por kjo nuk po bëhet për shkak të durimit të Mesit dhe për faktin se ai mund të largohet, por për të kundërtën, sepse Mesi dëshiron që të qendrojë.

Në këtë luftë për pushtet, futbollistët janë bërë bashkë kundër drejtuesve, të cilët duket se po diskreditohen çdo ditë e më shumë. Kritikat kanë qenë nga Laporta, Mesi, Pike, Ksavi, po ashtu nga Guardiola, që të gjithë legjenda “blaugrana”. Në fund të fundit, Mesi ka më shumë vite tek Barcelona sesa Bartomeu apo Erik Abidali. Shprehja “të vdekur që ecin” u shkon drejtuesve në “Kamp Nou”, sepse duket se ata nuk do ta kenë të gjatë në drejtim për shkak të fajeve në punën e tyre, jo sepse Mesi nuk pranon që dikush t’ia kthejë fjalën.

Sfidanti.al