Dortmundi ka shpresë, Nejmari ka 4 vjet që nuk luan në mars!

Do të jetë e mërkurë, dita e 11-të e muajit të tretë të vitit 2020. Mbrëmje e madhe e Championsit, me Paris SG që ndeshet me Borusian e Dortmundit në raundin e dytë, dhe klubi gjerman bashkë me tifozët shpreson që një mallkim i zakonshëm të godasë përsëri. Sipas traditës së viteve të fundit, ylli kryesor i ekipit, Nejmar, nuk duhet të luajë, pasi marsi ka qenë muaji më i keq i tij. Për herë të fundit rreth kësaj date ka luajtur në 2014 tek Barcelona.

Në 2015, në 8 mars ishte i pezulluar për ndeshjen e Barçës ndaj Vajekanos. Në 2016, braziliani sërish ishte i pezulluar në 6 mars kundër Eibarit, veçse në 12 mars ishte në fushë për 90 minuta në duelin me Getafen. Në 2017, katalanasit u ndeshën me Deportivon e La Korunjës në 12 mars dhe Nejmari pati probleme muskulore duke mos luajtur dot. Dy vitet e fundit, në 2018 e 2019 ndërsa kishte fanelën e PSG-së, ai sërish nuk luajti për shkak dëmtimi, duke humbur duelet e Championsit ndaj Realit dhe Mançester Junajtidit. Dortmundi ka shpresë, ndërsa 11 marsi është edhe ditëlindja e motrës së Nejmarit.

Sfidanti.al