Dortmundi e pret Rojsin deri në minutën e fundit për Monakon!

Nuk është e njëjta gjë nëse ai është apo nuk është në fushë. Marko Rojs për fat të keq, është edhe lumturia, por edhe vuajtja e tifozëve të Dortmundit, ndjenja që ua ka nxitur edhe në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Trajneri Tomas Tuhel deklaroi për mediat gjermane se “do ta pres Rojsin deri në minutën e fundit përpara sesa të jem i detyruar të shpall formacionin”, me ndeshjen ndaj Monakos që luhet sot në orën 20:45.

Mungesa e talentit elegant u ndje në disfatën e rëndë 1-4 në Mynih ndaj Bajernit, dhe po ashtu edhe në të 5 ndeshjet që pasi u dëmtua. Dy humbje e një barazim janë shumë për një skuadër kaq të fortë në Gjermani, ndërsa dy fitore ndaj ekipeve që rrezikojnë rënien janë shumë pak. “Askush nuk mund ta marrë me mend sesa humbim ne kur ai mungon, – tha Tuhel javën e shkuar, – ai i bën më të mirë lojtarët që luajnë me të. Jemi optimistë për kthimin e tij, por edhe duhet të jemi të kujdesshëm”.

Sfidanti.al