Dita “D” e Mesit, babai takon presidentin dhe gjithë bota pret me padurim!

Nuk priten mrekulli, por ku i dihet? Një takim i veçantë do të realizohet sot në stadiumin “Kamp Nou” mes presidentit Bartomeu dhe babait të Lionel Mesit, Zhorges. Të dyja palët e kanë dashur këtë takim, edhe pse publikisht ka pasur zemërim dhe akuza. Sipas mediave spanjolle, Bartomeu e di se nuk mund të kërkoj klauzolën 700 milionë euro, pasi nuk ka baza ligjore, dhe po ashtu nuk dëshiron të mbetet në histori si presidenti që humbi edhe Nejmarin, edhe Mesin. Nga ana tjetër, kapiteni nuk dëshiron të shkojë në gjyq, pra mund të mos këmbëngulë tek largimi me parametër zero, por që të gjejë një kompromis. Bartomeu ka si synim maksimal të bindë babain e Mesit që djali të mos ikë, por kjo duket e vështirë.

Sfidanti.al