Dikur nuk e afronin as tek dera, sot Maldini është fytyra e Serisë A!

Kur ishte në fushën e lojës njihej si lideri i Italisë dhe sidomos i Milanit të Sakit, Kapelos apo Ançelotit. Fitoi shumë me fanelën në trup Paolo Maldini, por dëshiron ta bëjë këtë edhe si drejtues për ta rritur edhe më tej legjendën e njeriut dhe atë të familjes. Në krye të një klubi si Milani ai po tregon se nuk ka qenë i zoti vetëm me topin në këmbë. Me të drejtë, “La Gazeta delo Sport” e cilëson si personazhin kryesor të Serisë A, më shumë sesa Ibra, Lukaku, Ronaldo, Xheko, Insinje, Imobile apo Zapata. Të mendosh se në kohën e Berluskonit dhe të Galianit, atë nuk e afronin në klub, nuk dihet mirë se përse, por edhe pasi ndryshoi pronësia u deshën shumë vjet që ai të kthehej në klubin e zemrës.

Sfidanti.al