De Biazi vazhdon të denigrojë Rashicën: Ne kemi shumë si ai

Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka komentuar sërish largimin e Milot Rashicës, i cili la Shqipërinë për Kosovën, menjëherë pas lënies jashtë listës përfundimtare të lojtarëve, që trajneri italian do të kishte në “Euro 2016”. “Rashica është një lojtar shumë i mirë, por ne kemi shumë si ai në ekip. Në fakt, problemi i tij është se ai nuk donte të behej pjesë e një grupi, siç ishte skuadra jonë. Rashica nuk donte të ishte pjesë e Shqipërisë”, deklaroi trajneri De Biasi.

Në fakt, deklaratat e De Biazit janë kontradiktore, pasi Rashica e priti me shumë entuziazëm ftesën e tij, u largua në mënyrë brutale dhe pa ndonjë argument bindës, ndërkohë që vetë trajneri ka thënë dikur, se me të do të projektohej skuadra e së ardhmes, duke lënë përshtypjen, se nuk kishte shumë si ai në Kombëtaren aktuale.