Ç’të kanë bërë Fetel! Ferrari milionësh u dogj nga një vegël prej “gabi”!

Makina Ferrari e Sebastian Fetelit kushton padyshim nja 10 milionë euro, veçse tek skuadra italiane qenka lejuar të bëhet një gabim i madh. Pjesa që u dëmtua dhe e detyroi gjermanin të dilte nga gara në Japoni, mësohet se paska kushtuar më pak se 60 euro. Vetë presidenti i skuadrës, Serxho Markione, është detyruar të pranojë se “specialistët kanë bërë një diçka pa kuptim, një nonsense, por që pati ndikim fatal në makinë”.

Markione pohoi se “dikush ka injoruar kontrollin për cilësinë”, por premtoi se do të hetohej dhe do të merrte përgjigje si duhet ky problem. Makina të tilla janë tepër të shtrenjta, me timonin që kushton më shumë sesa një makinë familjare, por tek Ferrari i lejuan vetes një gabim që thuajse e nxorri kampion të botës, Ljuis Hamiltonin.

Sfidanti.al