CR7 kërkon golin në sezonin e 20-të radhazi të karrierës!

Kërkon ta nisë vitin mbarë dhe të realizojë që në ditën e tretë të tij, pra ndaj Udinezes. Kristiano Ronaldo do të realizonte kështu diçka të veçantë, pra atë që të shënonte gol për të 20-in vit me radhë në karrierë. Ai e nisi në vitin 2001 në Portugali tek Sportingu, dhe tani jemi në 2021. Padyshim që CR7-ta do ta bëjë një gjë të tillë, në mos kundër Udinezes, ndaj një rivali tjetër, ndërsa do të hynte në një “klub” të veçantë ku bëjnë pjesë shumë pak futbollistë. Bican ka shënuar për 24 vjet me radhë, Romario po kaq, Pele për 21 vjet, Pushkash për 23 vjet, po ashtu si Euzebio. Uve Zeler ia ka dalë për 25 vjet, ndërsa nga ata që luajnë ende kemi Zllatan Ibrahimoviçin që hyn në vitin e 22-të.

Sfidanti.al