Ç’ishte kjo hata? Sapo bie “gongu”, Skënderbeu hedh nokaut Kukësin!

Nëse ka një ndeshje futbolli ku duhet përdoret me vend fjala nokaut, pa pikën e dyshimit, në sfidën Skënderbeu – Kukësi e përjetuam një moment të tillë. Dhe qysh në fillim të ndeshjes dhe jo në fund, kur këmbët janë të lodhura dhe mezi mbajnë trupin. Skënderbeu, shumë ndryshe nga Skënderbeu që kemi parë këto kohët e fundit, sapo ra “gongu” filloi ta godiste pabesisht kundërshtarin sa dukej sikur të gjitha i priste, veç këtë fillim elektrizues jooo! Dhe goli i Skënderbeut në minutat e para, gati e gjeti duke dremitur Kukësin, aq sa trajneri Cungu ka treguar në mikrofon se nuk është hera e parë që çunat e tij kapen në gjumë..qysh në fillim të ndeshjes. Nuk mjaftoi kjo, por Skënderbeu mbeti edhe me 10 vetë, për shkak të një gjesti të pakuptimtë , pothuaj i frikshëm i të urtit.. Abazi. Kjo ishte pjesa tjetër pikante e ndeshjes, ku do të mësonim se në lojë ishte vënë shpirti, ndryshe nga seriali i bamirësive në kohët e fundit ku vetëm për shpirt s’mund te flitej…
Pas ndeshjes, atëherë kur trajnerët na çojnë drejt sekreteve të fitoreve, gjë që nuk e bëjnë kur humbasin, Orges Shehi ka thënë se “cunami” që ndodhi në fillim të ndeshjes ishte kurdisur gjatë javës në stërvitje. Sikur të jetë e vërtetë, atëherë lind pyetja “kuksiane” : pse pikërisht këtë ndeshje u tërbuat qysh në fillim, madje dhe kur mbetët me 10 vetë luanit me shpirtin e 11 vetëve? Ca thonë se po afron KAS-i dhe , këto javët që kanë mbetur, do të shohim Skënderbeun ndryshe , atë që të hedh nokaut në fushë dhe jo atë që vetlodhet duke menduar për të ..tjerët!

Sfidanti.al