Cili qënka “punëtori” më i madh në hije te Junajtid i Pogbas

Pol Pogba zhvilloi një ndeshje tjetër të shkëlqyer në planin ofensiv dhe ishte pikërisht ai që praktikisht e zgjidhi fatin e ndeshjes së FA Kupës mes Çelsit dhe Mançester Junajtidit në “Stemford Zbrixh”, por, veç tij, mbas ndeshjes trajneri Ole Solskjer lavdëroi në radhë të parë “punëtorin” më të madh, por edhe të padukshëm, që në shpesh raste mbetet në hije të yjeve të “djajve të kuq” – Ander Erera që shënoi golin e parë në ndeshjen e mësipërme dhe që e ka gjetur veten plotësisht, qëkur në krye të ekipit ka ardhur trajneri norvegjez.
Ky mesfushor spanjoll është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm dhe kjo është arsyeja që ai luan në çdo ndeshje. Ai zotëron një energji kolosale brenda vetes dhe arrin ta mbulojë me vrap të gjjithë fushën e lojës. Këtë gjë e di edhe vetë Solskjeri që tha mbas ndeshjes së të gjithë lojtarët luajtën shkëlqyeshëm, por Erera ishte fantastik.
Sfidanti.al