Champions, ja katër shtetet që do kenë maksimumin në 2018!

Spanja, Gjermania, Anglia dhe Italia. Këta do të jetë katër shtetet që do të përfitojnë maksimalisht nga formula e re e UEFA-s për Ligën e Kampionëve. Mediat informojnë se katër vendet e para në renditjen europiane tashmë janë përcaktuar dhe nuk do të ndryshojnë deri në fund të sezonit. Bashkë me 3 vendet e para, më e lumtur është Italia që e mori garancinë se edhe ajo do të ketë 4 skuadra direkt në fazën e grupeve.

Akordi i UEFA-s me klubet kryesorë ishte pikërisht për këtë sistem dhe formula e re do të hyjë në fuqi në sezonin 2018-2019. Në këtë renditje, janë marrë parasysh rezultatet e skuadrave që nga viti 2012 deri tani. Pas katër të mëdhenjve vijnë Franca dhe Rusia që do të kenë nga 3 skuadra në Champions, por njëra prej tyre do të kalojë nga plej ofi.

Për klubet, në vendin e parë është Reali, i ndjekur nga Bajerni dhe Barcelona, ndërsa Atletiko e Madridit dhe Juventusi mbyllin pesëshen e parë.

Sfidanti.al