Çfarë rregullash Bundesliga! Jo seks, jo puthje me partnere me simptoma …!

Një fjalë goje është të rinisësh kampionatin në një periudhë të tillë, kur gjithçka mund të shkojë për dreq. Në Gjermani e kanë ndarë mendjen që Bundesliga të luhet, por rregullat e shkruara, e zeza mbi të bardhë, janë të shumta, disa prej tyre tepër pikantë. “Një futbollist nuk mund të bëjë seks, madje as nuk mund të puthë partneren e tij, nëse ajo ka simptoma që mund të jetë me koronavirus, – shkruhet në librin e rregullave, – nuk do të ketë shërbim në dhomë për lojtarët, kur ata të jenë nëpër hotele”. Po ashtu, ata nuk duhet të përgjigjen vetëm për veten, në lidhje me ruajtjen nga sëmundja, por edhe për familjarët, pra dënimi do të ishte “familjar”.

Kontakti nëpër stërvitje duhet të jetë sa më i vogël që të jetë e mundur, ndërsa mbledhjet e trajnerit me ekipin duhet të bëhen në salla sa më të mëdha, që lojtarët të kenë mundësi të rrinë larg njëri-tjetrit. Në një stadium, gjatë ndeshjes, mund të lejohen deri në 300 vetë, nga të cilët do të jenë skuadrat dhe stafet teknike, arbitrat, 4 agjentë policie, 10 gazetarë, 4 djem për të kapur topat, 8 punëtorë fushe dhe 50 roje të sigurisë”.

Sfidanti.al