Çfarë alarmi për Lëvin, mungon gjysma e formacionit të Gjermanisë!

Kur vendosi të largonte disa nga emrat e vjetër, ndoshta nuk e kishte menduar këtë moment. Joakim Lëv është i detyruar të punojë me Gjermaninë duke mos pasur në dispozicion më shumë se gjysmën e lojtarëve të formacionit. Niklas Zyle, Antonio Rydiger, Marsel Halshtenberg, Marko Rojs, Kai Haverc dhe Leroi Sane janë të dëmtuar. Vetë Lëv ka përjashtuar Tomas Mylerin, Mats Humelsin, Sami Kedirën dhe Zherom Boatengun, dhe tani ka më pak mundësi për të zgjedhur alternativa.

“Është e vërtetë që jemi në vështirësi, – tha ai, , – do të doja që kjo skuadër e re të ishte zhvilluar edhe më shumë, por po pengohemi nga dëmtimet. Për të ecur përpara duhet vazhdimësi”. Gjithsesi, nuk mendohet që trajneri të sjellë sërish në ekip ata që largoi më parë. Ai duhet të punojë me ato mundësi që ka, ndërsa Gjermania do të ndeshet me Bjellorusinë në 14 nëntor në Gladbah dhe ndaj Irlandës së Veriut në 17 nëntor në Frankfurt.

Sfidanti.al