Celsi hidhet në sulm: I jep 300 000 sterlina në javë Eden Hazarit!

Eden Hazari pritet që të jetë një nga objektivat kryesorë të “klubit mbretëror”, Realit te Madridit,  gjatë verës së ardhshme, por, Çelsi, sidoqoftë, nuk ka ndërmend që të dorëzohet lehtë, pra, të heqë dorë nga “perla” belge, madje, ka filluar të marrë kundërmasa. Gazeta angleze “Daily Mail” shkruante, dje, se prioritet absolut i “bluve” të Londrës është që ta mbajë në radhët e veta këtë futbollist belg dhe se klubi londinez është gati që t’i ofrojë Azarit një kontratë të re afatgjate me një vlerë prej 300 000 sterlinash në javë.

Nëse Hazari do ta pranojë këtë ofertë, ai do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në Premier Ligë mbas futbollistit kilian, Aleksis Sançez të Mançester Junajtidit.

Mbi bazën e kontratës aktuale që e ka kohëzgjajtjen deri më 2020, Hazari, tani për tani, merr 200 000 sterlina në javë. Sidoqoftë, vetëkuptohet se një rol të madh në bisedimet përkatëse do të luajë vendi që do të zejë Çelsi, në fund, në Premier Ligë, më konkretisht, nëse ky ekip do të zejë një nga katër vendet e para të kampionatit anglez që sigurojnë kualifikimin për në Champions.

Sfidanti.al