Brazili me aparat frymemarrje, kjo s’është humane…

Bolivia dhe Brazili, ndeshjen kualifikuese (0-0) të radhës të Kupës së Botës Rusi 2018 mes tyre e luajtën në La Paz që ndodhet në një lartësi mbidetare të madhe, 3650 metra, dhe kjo e fundit më shumë ndikoi te Tiago Silva që në min. e 29-të u detyrua që të linte fushën e lojës, pasi kishte vështirësi frymëmarrjeje.

“Nuk është humane që të luash në kushte të tilla”, shkroi futbollisti Nejmar në Instagramin e tij, duke e shoqëruar shënimin e vet me një foto nga dhoma e zhveshjes së ekipit të Brazilit, ku lojtarët tregohen me aparate oksigjeni në fytyrat e tyre! “Fusha, lartësia mbidetare, topi… gjithçka ishte e keqe. Por, megjithatë, ne jemi të kenaqur nga performanca jonë edhe në këto kushte”,

vinte në dukje Nejmari.

Sfidanti.al