Berisha “asist” Lacios, megjithëse ishte betuar se do ta masakronte

Ajo që po priste me padurim Etrit Berisha, pas dëmtimit që e mbajti larg fushave, ishte pikërisht ndeshja me Lacion. Të gjithë e kishin konceptuar këtë rikthim si një mundësi ideale të portjerit tonë, për t’u hakmarrë ndaj ekipit që e transferoi nga një skaudër e panjohur, si Kalmari, por që nuk e respektoi deri në fund, duke e larguar. Pra ai nuk e mundi dot asnjëherë Marketin, për sa kohë ky i fundit nuk ishte i dëmtuar dhe tani që ka veshur fanelën e Atalantës, klubi nga Roma duhet të vuante pasojat.

Dhe portjeri i Kombëtaret ishte pikërisht ai që vendosi, por për fitoren e skuadrës së tij të vjetër, madje me përmbysje. Atalanta kaloi e para në avantazh me golin që shënuan në të 21’ nga Petanja. Në fund të pjesës së parë, mbrojtja e bergamaskëve u tregua e pakujdesshme dhe Saviç barazoi rezultatin në 1-1. Ndërsa në të 68’, ishte Berisha që i dha një “asist” Lacios, duke shkaktuar një 11 metërsh, që u kthye në gol nga Imobile. Kështu Atalanta humbet 1-2 në “Olimpiko”, por vazhdon të jetë në garë për zonën europiane. Ndërkohë që vetë Berishës i duhet të presë për hakmarrjen, ndërkohë që tani shansin për mposhtur rezistencën e marketit e ka një tjetër portjer shqiptar, Tomas Strakosha.