Bekuar kush e gjeti arbitrin me Uellsin, por dhe ai shejtani me ..Skocinë !

Shikoni foton e Kombetares pas Uellsit, kane edhe nje tjeter pas ndeshjes me Skocinë po nuk e tregojnë…
Skemë përmbi skemë, ose mbivendosje skemash për ndeshjen “e vogël” me Uellsin. Presidenti Duka përpiqet të luajë të sinqertin edhe pse nuk ka pikë talenti , duke thënë se në thellësi të kësaj fitoreje ishte dhe mbështetja e tij për Panuçin. Vetë Panuçi , pasi ka flakur në harresë turpin skocez, predikon në kishën e boshatisur nga besimtarët se futbollistët janë në anën e tij. Të gjithë e dinë të vërtetën dhe askush nuk e thotë, se arbitri Jakimovski ishte “bomber” i vërtetë i kësaj ndeshjeje, i cili do të mbahet mend për vendimet e tij të “bekuara”. Sjellje e tij në fushë gjatë 90 minutave, sidomos në thelbin e kësaj ndeshjeje, e kapërceu çuditshëm orbitën e diktimit në rezultat, aq sa thuhej me ze të plotë: “ Pse nuk gjejnë gjithnjë arbitra të tillë këta shefat tanë…”
Jo si ai i mallkuari me Skocinë ! Futbolli jonë është i pabukur kur luhet në fushë, por loja në prapskenë është si një ekuacion për mëndjen popullore. Edhe arbitri me Skocinë na paska ndihmuar në një mënyrë tjetër, disi ekonomike, , edhe pse porta jonë mblodhi 4 gola. Edhe pse lojatrët tanë e “gjëmonin” në fushë për t’i treguar syve të botës se humbja nuk ishte përgjegjësi e tyre, por më shumë e arbitrit. Po këtë herë, që arbitri i dha “asist’ Balës për golin, që u tregua “magjistar” kur avulloi një penallti flagrante për Uellsin, pse nuk themi një fjalë të vetme, por lartësojmë shpirtin kuqezi panuçian, që këtë herë e gjeti më në fund portën se nga duhet të sulmonte…
Sfidanti. al