Bastet janë ndaluar për popullin , por Superiorja i ka “bukë dhe ujë”

“Shteti i futbollit” vazhdon me ligjet e veta të cilat janë një kundërthënie flagrante e ligjeve supreme. Në një kohë që trumbetohet me mburrje heroike se janë “shkulur” bastet nga koka dhe nga toka e basteve, një ndeshje modeste e Superligës, ajo Partizani – Kastrioti , ka qënë reklama më shpjeguese se, bastet mund të ndalohen për masën popullore, por jo për klubet e futbollit! Futbollistët e Kastriotit kanë humbur me dy gola ndeshjen me Partizanin, por kanë “fituar” duelin me ithtarët që predikojnë se bastet po shkulen nga mendja e sëmurë dhe jo më të dalë në fushë një ekip me kompani të stampuar në trup, si per të vërtetuar se futbolli nuk mbijeton dot pa “bukë e pa ujë”…
Pyetja më naïve që mund të bëhet në këto momente : a mund të dënohet Kastrioti? Jo vetëm që nuk do të dënohet, por në sojin tone ..duhet të krenohet për gjestin “emancipues” sepse akoma nuk e kanë marrë vesh të gjithë se bastet janë hequr për ata që shikojnë , aspak për ata që luajnë në fushë, apo për komanduesit e tyre që tërheqin fijet e lojes. Më mirë një reklamë në gjoks apo në kurriz, mu në mes të fushës, sesa të bëjmë sikur luajmë në Shqipëri, ndërsa golat t’i “dërgojmë” në Azi…
Sfidanti.al