Barcelona po peshon pluset dhe minuset e shitjes së Nejmarit!

Nëse marrim 222 milionë euro nga shitja e Nejmarit, ndërsa kursejmë 10 milionë euro në vit nga rroga e tij, nëse shpenzojmë 110 apo 120 milionë euro për të blerë një yll të ri nga Juventusi, atëherë do të kemi mundësi me mbi 100 milionë euro të vazhdojmë forcimin e skuadrës. Drejtuesit e Barcelonës nuk janë aspak keq me matematikën, edhe pse shpesh kalkulimet i kanë dërguar edhe në dyert e gjykatave, dhe po mendojnë se cila do të ishte gjëja më e mirë për të bërë me sulmuesin brazilian.

Mediat shkruajnë se Nejmar ka deklaruar se dëshiron të largohet, po ashtu ka lajme se Paris SG është gati të paguajë 222 milionë euro që këtë javë (mbetet e shtuna dhe e diela). Së fundi, katalanasit duket se po mendojnë për Paulo Dibalën e Juventusin, të cilin mund ta marrin me një operacion të përafërt me atë që kreu Mançester Junajtid për Pol Pogbanë.

Gjykimi i presidentit Bartomeu dhe trajnerit Valverde është se Nejmar, tashmë në moshën 25-vjeçare, nuk dha atë që pritej nga parashikimet e mëdha të bëra për të. Sulmuesi brazilian nuk është më një talent i ri, dhe duhej të ishte një yll më shumë i konfirmuar, edhe pse ka pjesën e tij të rëndësishme të golave në rekordet e treshes sulmuese MSN, së bashku me Mesin dhe Suarezin. Nejmar duket e vuan praninë e Mesit në ekip, ndaj edhe do të donte të ishte një lider në Paris ku mund të jepte më shumë. Dibala, ndërkaq, cilësohet si ylli argjentinas i së ardhmes, dhe e gjitha kjo të çon tek lëvizjet e pritura, Nejmar tek PSG dhe Dibala tek Barcelona.

Sfidanti.al