Barça, ku i gjen 10 milionë eurot në vit si rrogë për Lautaron?!

Është një klub që kritikohet shumë se nuk di të menaxhojë as aspektin financiar, dhe sidomos transferimet që duhet të bëjë. Gjithsesi, Barcelona e këtyre kohëve po kthehet në një makineri parash, edhe pse po i shpenzon ato kot më kot. Shembulli i fundit i forcës financiare të katalanasve është oferta e rrogës për Lautaro Martinezin, që sipas “La Gazeta delo Sportit”, arrin në 10 milionë euro “bruto” në vit. E përditshmja milaneze thekson se Interi nuk mundet t’ia japë këtë rrogë sulmuesit argjentinas.

Mediat spanjolle theksojnë se pavarësisht pagës së lartë, Lautaro nuk do të jetë ndër lojtarët më të paguar në “Kamp Nou”. Ai do të jetë prapa Mesit, Grizmanit, Suarezit, Kutinjos, Dembelesë, Pikesë Busketsit apo Arturo Vidalit. Barcelona shpreson të jetë i pari klub sportiv në botë që të arrijë të ardhurat vjetore 1 miliardë euro, por shpenzimet po ashtu kanë qenë të mëdha. Nuk do të jetë e lehtë të merret Martinezi, pasi Interi kërkon 111 milionë euro, madje 60 milionë prej tyre i do në “metalik”.

Sfidanti.al