Bajerni përmbys Frajburgun, vendosin golat e Levandovskit!

Kur në formacion ke një lojtar i Robert Levandovski, çdo gjë bëhet më e lehtë. Polaku ndihmoi Bajernin dhe trajnerin e tij Ançeloti, që të dilnin të padëmtuar nga ndeshja e vështirë në Frajburg. Vendasit e testuan ashpër skuadrën bavareze duke shënuar që në minutën e 4-ët me anë të Janik Habererit, por polaku e barazoi pjesën e parë. Me shumicën e yjeve në fushë, Nojer, Lahm, Humels, Alaba, Alonso, Roben, Myler, Kosta e Levandovski, Bajerni bëri diferencën pas pushimit, por fitoi vetëm në minutën e parë shtesë.

Për Frajburgun nuk luajti Amir Abrashi, pasi mesfushori i kombëtares shqiptare ishte në stol, ndoshta jo në 100 për qind të formës pas dëmtimit. Levandovski është aktualisht shënuesi i dytë më i mirë i Bundesligës, me 14 gola në 17 ndeshje, ndërsa në krye është Obamejang i Dortmundit me 16 gola në 15 ndeshje. Në renditje, Bajern ka 42 pikë, Lajpcig ka 36, por pret të shtunën në 18:30, Ajntrahtin e Frankfurtit.