Bajerni i Kovaçit mund të marrë një nga yjet e Kroacisë

Quhet Ivan Perishiç, është lojtar i Interit, pëlqehet nga Mançester Junajtidi, ndërsa arriti finalen e Kupës së Botës në Rusi me kombëtaren e Kroacisë. Ky mesfushor i talentuar 27-vjeçar mund të jetë përforcimi i radhës i Bajernit të Mynihut, gjithnjë nëse trajneri (kroat) Niko Kovaç vendos ta kërkojë.

“Unë tek Bajerni? – tha ai me pyetje, në intervistën për “Bildin”, – Niko Kovaç pati ndikim të madh tek unë, kur ishte trajner i Kroacisë, por ashtu e falenderuam njëri-tjetrin për gjithçka që bëmë në Gjermani. Nëse ai më kërkon, e di se ku mund të më gjejë”. Perishiç shtoi se dëshira e tij ishte që të luante në Angli ose Spanjë, por Championsi vjen i pari, pra një ftesë nga Bajerni do të quhet e mirëpritur.

Sfidanti.al