Atalanta në Champions, pas ndeshjes me 5 shqiptarë në stadium

Lajmi i parë, dhe më i madhi, është që “Perëndesha” Atalanta është shumë pranë Championsit. Konfirmim më të mirë nuk mund të kishte sesa fitorja në fushën e një skuadre rivale si Lacio, madje 3-1. Në stadiumin “Olimpiko” të Romës, Marko Parolo shënoi që në minutën e 3-të për vendasit, por pastaj Duvan Zapata në 22’, Timoti Kastanje në 58’ dhe Uollas me autogol në 76’, përmbysën shifrat.

Atalanta ka 62 pikë, vetëm 1 më pak se Interi i vendit të tretë, dhe tri pikë më shumë sesa Roma që është e pesta. Milani ende duhet ta luajë ndeshjen e kësaj jave, por edhe nëse fiton nuk shkon në më shumë se 59 pikë, ndërsa deri në mbylljen e sezonit ka edhe 3 ndeshje, pra edhe 9 pikë në dispozicion.

Lajmi tjetër i ndeshjes Lacio-Atalanta, ishte se në përbërje të të dyja skuadrave (bashkë me rezervat) ishin 5 shqiptarë. Tek Lacio, Tomas Strakosha ishte në portë, ndërsa në stol ishin Riza Durmishi i zakonshëm, por edhe një djalë fare i ri, Serxhio Kalaj, 19-vjeçar. Për Atalantën, në formacion ishte Berat Gjimshiti, dhe rezervë portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Sfidanti.al